“Kryeministri që unë preferoj” Pacolli lavdëron Ramën: Ka energji të paparë


Ditën e sotme ka nisur puna për ndërtimin e aeroportit të Vlorës.

I pranishëm në ceremoninë e organizuar në qytetin bregdetar  ka qenë dhe biznesmeni nga Kosova Behgjet Pacolli.

Gjatë fjalës së tij, miliarderi nuk i ka kursyer fjalët e mira për kryeministrin Edi Rama.

“Ky është kryeministri që unë preferoj, një kryeministër me energji të paparë, një kryeministër me dashuri dhe dëshirë shumë të madhe për të ndryshuar Shqipërinë.

Kryeministër ja keni ndalë kësaj pune, ju përgëzoj në rrugëtimin tuaj, jeni duke punuar për qytetarët më të mirë dhe ne kemi të drejtë të kemi të ardhme më të mirë për fëmijët tanë, për vetveten dhe për gjithë miqtë tanë. Na qoftë e mbarë fillimi i kësaj vepre madhështore”, tha Pacolli para të pranishmëve.