“Më rru*n leshtë kush s’më njeh” Deputeti socialist uron me foton e Enver Hoxhës


Deputeti i Partisë Socialiste Bujar Çela ka uruar ditën e Pavarësisë me anë të fotos së diktatorit Enver Hoxha pranë flamurit shqiptar.

Ai ka zgjedhur pikërisht këtë imazh, duke shkaktuar reagim mes kolegëve demokratë.

Është deputeti Enkelejd Alibeaj i cili ka ndarë në rrjetin social Facebook komunikimin e deputetëve në Komisionin Parlamentar të Sigurisë. “Ja se cfare poston Bujar Çela, deputet i PS, si urim per diten e pavaresise se shqiptareve: flamurin e shqiptareve me foton e diktatorit permbi te! Ia ktheva pergjigjjen une dhe koleget e mi deputete te PD! E pra komunizmi, kjo fare e keqe, i ka rrenjet shume te thelle! Duhet urgjentisht dekomunistizim i shoqerise shqiptare”, shkruan Alibeaj!

Ndërkohë,  deputeti Çela është ndjerë i patrazuar nga kjo situatë që ka krijuar. Madje, nuk e ka kursyer fjalorin, duke u përgjigjur me fjalët: Më rruan lesht kush s’më njeh mua dhe kohën.