Në mes të autostradës Tiranë-Durrës/ Një person vë në rrezik jetën e tij, ecën duke shtyrë një karrocë (VIDEO)


Një pamje e pazakontë është ajo që vjen së fundmi nga autostrada Tiranë-Durrës.

Në të shfaqet një qytetarët që shtyn një karrocë në mes të rrugës, ndërsa një seri automjetesh kalojnë pranë tij.

Ende nuk dihet se çfarë ka pasur në mendje të bëjë ai, por fatmirësisht nuk ka të lënduar nga ngjarja.

Gjithashtu nuk dihet nëse në karrocën që shtynte burri, i cili duket jo më shume se 35-40 vjeç, ka pasur fëmijë, apo ajo ishte bosh ose me mallra.