Pak ditë para inagurimit, kompania koncensionare e Rrugës së Arbrit bën njoftimin e rëndësishëm për të gjithë


Ndonëse  na ndajnë edhe pak ditë nga inaugurimi i Rrugës së Arbrit, në këtë aks ende nuk lejohet qarkullimi i mjeteve.

Së fundmi, kompania koncensionare, Gjoka Konstruksion ka bërë një njoftim të rëndësishëm për drejtuesit e automjete që udhëtojnë nga Tirana në drejtim të Peshkopisë, dhe anasjelltas.

Në një postim në rrjetin social ‘Facebook’, kompania i ka kërkuar drejtuesve të automjeteve që deri në datën 29 nëntor kur do të bëhet edhe inaugurimi i këtij aksi, të përdorin rrugët e tjera.

Njoftimi i plotë:

Shoqëria koncensionare njofton të gjithë qytetarët që udhëtojnë nga Tirana në drejtim të Peshkopisë dhe anasjelltas, të vijojnë të frekuentojnë akset e tjera rrugore lidhëse me Tiranën deri më datë 29.11.2021, pasi RRUGA E ARBRIT VIJON TË JETË E MBYLLUR.

Kërkojmë mirëkuptimin e përdoruesve të mjeteve dhe të banorëve deri në njoftimin e radhës për qarkullim në Rrugën e Arbrit.

Faleminderit!