Parashikimi i motit për ditën e sotme, e enjte 25 nëntor 2021


Sipas MeteoAlb, territori shqiptar në orët e para të ditës do të jetë në mbizotërimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave. por parashikohet që gjatë pasdites dhe mbrëmjes gradualisht vranësirat të shtohen në vend, ku më të theksuar do të jenë në ultësirën perëndimore duke krijuar mundësi për reshje të pakta dhe të izoluara shiu.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por mbeten kostante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 3°C deri në 21°C.

Era do të fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi 65 km/h nga drejtimi Jugor – Juglindor duke krijuar në det dallgëzim mbi 5 ballë.