Përmendet Fifi, qan në dhomën e rrëfimit: Nuk po lini të luaj. Arbana e pyet: A do të rrish në Big Brother?


Pas incidentit ku Fifi humbi ndjenjat pasi nuk përballoi dot debatin me opinionisten Balina Bodinaku, ajo është përmendur dhe është në gjendje të mirë.

Në dhomën e rrëfimit, mes lotësh ajo ka thënë se ndihet e akuzuar, megjithëse fjalët e Bodinakut nuk kishin asgjë tendencioze.

Fifi: Une po akuzohem që më ka humbur vëmendja. Unë e kam vëmendjen. Nuk po më lini të luaj.

Balina Bodinaku: Jam në pozitë të vështirë, megjithëse nuk ndihem fajtore dhe nuk jam, po të pyes a ndihesh mirë nëse bën një lojë në mënyrë të pabarabartë me të tjerët. Unë mund të rri dhe pa komentuar nëse do të ndihesh me mirë.

Fifi: Unë s’kam parë të akuzosh dikë ashtu si unë, unë ndihem e akuzuar.

Arbana: Askush s’ka asgjw ndaj teje, ti je një nga artistet më të dashura.