Po bën namin në rrjet/ U martua me një kukull plastike, bodybuilderi nxjerr fotot e nxehta nga muaji i mjaltit


Ai është një bodybuilder me famë në Kazakistan.

Bëhet fjalë për Yuri Tolochkon, i cili është bërë i njohur në internet pasi u “martua” me një kukull (seksi).

Por së fundmi ai gjithashtu ka ndarë detaje nga muaji i mjaltit me nusen e dytë nga plastika, Lunën.

Dyshja i kanë kaluar një javë në Bullgari e Tolochko që ka mbi 100 mijë ndjekës në Instagram, së fundmi ka bërë të ditur se është ndarë nga “gruaja” e parë Margo – që gjithashtu ishte kukull (seksi), pasi që lidhja e tyre me një fjalë nuk funksiononte kur ai zbuloi se ajo kishte “shpërthyer” disa ditë pas martesës së tyre.

Tolochko asohere pati thënë se e kishte dërguar “nusen” në riparim – por duket se ia ka marrë mend nusja e re, pasi publikoi fotografi me të nga muaji e mjaltit në Bullgari.

“Deri më tani nuk kam pasur rastin të kënaqem në muajin e mjaltit me Lunën. Pandemia në masë të madhe ka ndryshuar planet e të gjithëve, e kur mu dha mundësia të shkojë në Bullgari për punë u gëzova shumë, pasi që me vete mora edhe Lunën”, shtoi Tolochko.