“Pse habiteni?” Deputeti i PS uroi Pavarësinë me foton e Enver Hoxhës, reagon Edi Paloka


Pasi deputeti i Partisë Socialiste Bujar Çela uroi sot festën e Pavarësisë me fotografinë e diktatorit Enver Hoxha, ka ardhur dhe reagimi i demokratit Edi Paloka.

Ky i fundit thotë se askush nuk ka pse habitet me këtë sinqeritet të rilindasit Çela i cili tregoi dashurinë për Hoxhën, pasi sot ne në pushtet kemi mutacionin e diktatorit që sot mban postin e kryeministrit.

REAGIMI PLOTE

Pse habiteni nga nje deputet i paemer qe ne fund te fundit eshte treguar i sinqerte me veneracionin e tij per diktatorin?! Keta jane sot ne pushtet ! Diktatorin,  ne mutacionin e ti me te shemtuar , e kemi sot kryeminister !

Problemi eshte se ne vend qe te jemi ne shesh beteje per ti cuar ku e meritojne, ne me keta po kerkojme te bejme marreveshje per  vetingun e politikaneve qe do ta bejne po ata !!!