Rama firmos ndryshimet/ Sërish lëvizje në qeveri, ja kush ikën dhe vjen


Sërish lëvizje në qeveri.

Vendimi është firmosur nga kryeministri Edi Rama.

Ai ka liruar nga detyra Albert Nikolla dhe në vendin e tij si zv/ ministër i Shëndetësisë është emëruar Vjollca Braho, e cila deri tani ka qenë në krye të Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor.

Këshilli i Ministrave sot ka firmosur edhe disa vendime të tjera që pritet që të njoftohen nga vetë ministrat në orët në vijim.