Shfaqet me maskë oksigjeni, vajza e Ledrit ka probleme shëndetësore? Ç’po ndodh?!


Vajza e reperit të njohur Ledri Vula dhe blogeres Sara Hoxha, Poem Blu nuk është në gjendje të mirë shëndetësore.

Ka qenë vetë Sara e cila ka publikuar një fotografi, ku vogëlushja shfaqet me maskë oksigjeni.

“Nuk është më aq e frikshme”, ka shkruar ajo krahas imazhit, ku vajza duket mjaft e lodhur, por tani nuk ka më asgjë për tu frikësuar.

Nuk dihet ende se çfarë shqetësimi ka pasur vogëlushja.

Poem Blu është një nga vogëlushet më të njohura të rrjeteve sociale, madje ka edhe një profil të sajin ku ka mijëra ndjekës.