Takimi me fermerët/ “Unë po të jap fjalën” Rama nxjerr pamjet me ujë e kafe përpara (VIDEO)


Ditën e sotme kryeministri Edi Rama është takuar me fermerët që po protestonin para Kuvendi.

Ai e zhvilloi takimin “live”  në ‘Facebook’, ku mblodhi bashkë disa nga përfaqësuesit e fermerëve dhe ministren e Bujqësisë, Frida Krifca si dhe ministren e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj.

“Unë po të jap fjalën këtu që, që javën tjetër ne ulemi pa zhurma flasim me argumente… Bëjmë idenë tuaj nëse na jepni ide më të mira se ajo që ne kemi. Te zyra ime do takohemi, në Kryeministri”,-u tha Rama fermerëve në këtë mbledhje.

PJESE NGA BISEDA

Edi Rama: Nëse gjendja do ishte njësoj për të gjithë do thoja që ke të drejtë por nuk është njësoj për të gjithë. Nga 1 janari deri në 1 tetor janë më shumë se në vitin 2019. Këtu është çështje organizimi dhe çuarja e parasë në drejtimin e duhur. Paraja ka devijuar. Janë 9 mln dollarë.

Eduart Sharka: 9 mln dollarë janë vetëm për eksportet

Edi Rama: Unë po flas për atë që heqim ne nga buxheti jonë. Është shumë e qartë si jepet ajo. 9 mln dollarë në një sektor që ka 3.5 mld dollar.

Eduart Sharka: Janë vetëm për eksportet

Edi Rama: Një minutë mo një minutë se e di unë për çfarë janë. 9 mln që ne nuk do i japim më në atë formë sepse na devijonin grumbulluesit. Por nuk do të ikë nga bujqësia. Madje është 2-fishi sot për të shkuar drejtpërdrejtë te fermeri. Si do shkojë te fermeri? Nuk ka shans të shkojë tek e tek. Mos të dalin të bëjnë këto aventurat

Eduart Sharka: 9 mln dollarë është vetëm TVSH. Ne themi ky 9 mln dollarë duhet të vijë sipas mënyrës që propozojmë ne.