Tepelenë/ 42-vjeçari mashtron policinë: “Më vodhën lekët”


kenari për të mashtruar policinë duket se ka shkuar keq për një 42-vjeçar në Tepelenë.  Ai ka telefonuar uniformat blu duke deklaruar se i kanë vjedhur paratë në banesë.

Menjëherë policia i ka shkuar në banesë për të nisur hetimet lidhur me denoncimin e tij.

Gjatë kontrollit, ata kanë gjetur një sasi të vogël lënde narkotike cannabis sativa si dhe 219 fishekë model 56. Për pasojë, 42-vjeçari ka përfunduar në pranga.

Tanimë ai do të hetohet nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për tre vepra penale, “Kallëzim i rremë”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit.