Tragjedia në Bullgari, atletja: Autobusi pa frena, shoferi i futi një 10-çe në xhep policit


Atletja Drita Islami, ka ndarë një përvojë nga një udhëtim me kompaninë “Besa Trans”, autobusi i së cilës u aksidentua dhe u përfshi nga flakë ditën e martën në Bullgari, ku mbetën të vdekur 46 persona dhe u lënduan shtatë të tjerë. Gjatë një udhëtimi, ajo konfirmon se policia e kishte ndaluar autobusin për kontroll teknik dhe se nuk e kishte kaluar testin për frenat.

Në vitin 2019, kur më duhej të udhëtoja deri në Aeroportin e Sofjes, po kjo kompani ishte ajo prej së cilës bleva biletë. Mjeti i tyre transportues u ndalua nga policia për kontrollim teknik. Policia e kishte ndaluar edhe 2 herë të tjera gjatë të njëjtës javë por e kishin lëshuar disi, por kësaj rradhe JO. Bashkë me pesë udhëtar të tjerë, ishim dëshmitar që ky mjet transporti i kësaj kompanie, nuk e kaloi testin për frenimkurse freni i dorës nuk ishte në funksion fare”, ka shkruar Islami.

Sipas saj, më pas u detyruan të vazhdojnë udhëtimin me një mjet tjetër privat. Edhe me ketë mjet, thotë se policia bullgare i kishte ndaluar disa herë për tejkalim shpejtësie, mirëpo shoferi i automjetit i korruptonte me vetëm 10 euro.

Më pas, u detyruam të vazhdojmë udhëtimin me mjet tjetër privat, ja që vozitësi i këtij mjeti, në fakt, ishte vozitës “hua” i kësaj kompie në rast se mjetet e tyre nuk e kalojnë kontrollimin me sukses, transportohen me këtë mjet, vetur normale për 5 persona, kurse ne bashk me vozitësin ishim 7, i cili na rrezikoi jetët dona disa her gjat rruges, duke u ndaluar nga policia bullgare për tejkalim shpejtësie dhe i korruptonte me vetëm 10€  

Do të thotë, kjo kompani asnjëherë nuk ka tentuar t’i rregullojë problemet teknike të mjetëve të tyre, dhe nuk mban përgjegjsi për jetën e udhëtarëve. Po e paguajmë çmimin e mos të mbajturit përgjegjës njerëzit për gabimet e tyre, edhe atë me çfarë çmimi se!”, ka shkruar Islami.

Autobusi në Maqedoninë e Veriut, është përfshirë nga flakët në një autostradë, në jugperëndim të Sofjes, mëngjesin e 23 nëntorit. Në mesin e viktimave janë 12 fëmijë, përfshirë dy vëllezër binjakë nga 4 vjeç.