Varianti i ri “Omicron”/ Cilat janë simptomat dhe çfarë duhet të keni parasysh


OBSH e ka cilësuar si shqetësues variantin e ri të C OVID19 “Ommicron”.

Ndërkohë kryetarja e Shoqatës së Mjekëve në Afrikën e Jugut, Angelique Coetzee dhe doktoresha që njoftoi autoritetet kanë shpjeguar se si është ky mutacion.

Për ta, “Ommicron” shfaq simptoma jo të zakonshme, por të lehta.

Coetzee shtoi se pacientët e saj me këtë variant ndiejnë një lodhje ekstreme por asnjëri prej tyre nuk ka humbur nuhatjen apo shijen.

“Simptomat janë ndryshe nga ato me të cilat jemi mësuar deri tani, por edhe më të lehta nga ato që kemi trajtuar. Po e kalojnë lehtë sëmundjen dhe simptomat më të zakonshme janë dhimbjet e trupit dhe lodhja. Mund të kenë edhe pak kollë, por asgjë më shumë”.