Abuzuan s*ksualisht me të renë, arrestohet shqiptari dhe miku i tij kroat


Autoritetet në Kroaci arrestuan dy persona, Miroslav Lukic, 29 vjeç dhe shqiptarin Herald Merolli, 31 vjeç. Bë bashkëpunim me  njëri-tjetrin ata dyshohet se sulmuan dhe përdhunuan një vajzë 28-vjeçare nga Bassano e Italisë këtë verë.

Vajza, që ndodhej në Kroaci me vjehrrën, është ende duke u rikuperuar nga tronditja. Viktima ka shkuar në Kroaci për disa ditë pushime. Aty banon edhe motra e saj, e cila u martua me një kroat dhe së fundmi solli në jetë fëmijën e saj të parë.

Një mbrëmje, vajza nga Bassano, që doli me kunatën dhe disa shoqe, në një moment e gjeti veten vetëm në një klub në qendër të qytetit. Në atë moment asaj iu afruan dy burra, që nuk i njihte.

Të dy iu afruan me këmbëngulje dhe më pas, në momentin kur ajo tentoi kur ajo tentoi të ikte, e ndoqën dhe e ndaluan, duke e bllokuar në një rrugicë dhe duke u hedhur mbi të për të përfituar nga ajo.

Ajo përfundoi në spital dhe më pas bëri edhe denoncimin në polici.

Të rinjtë përfunduan në pranga.