42-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i pallatit në Tiranë, ndodhet në gjendje të rëndë në spital


Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në Tiranë, ku një 42-vjeçare ka tentuar të vetëvritet duke u hedhur nga pallati ku jetonte.

Ngjarja u regjistrua rreth orës 05:50, në vendin e quajtur “Ardeno”. Burime zyrtare nga policia konfirmojnë se dyshohet se është vetëhedhur nga kati i tretë i pallatit ku banon, shtetasja me inicialet D. P., 42 vjeçe, e cila ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.