“Babagjysh na sill municion”, pas fotove me ar më për të uruar Krishtlindjet, kritikohet kongresmeni amerikan


Një kongresmen amerikan është përballur me një sërë kritikash pas fotos “problematike” që postoi në rrjetet sociale me familjen për Krishtlindjet.

Ai postoi një fotografi për Krishtlindje të familjes së tij duke pozuar me pushkë të stilit ushtarak. Foto kjo që vjen vetëm disa ditë pas një të shtënash vdekjeprurëse në një shkollë në Michigan.

Përfaqësuesi republikan i Kentakit, Thomas Massie, postoi në Tëitter foton me mbishkrimin: “Gëzuar Krishtlindjet! ps. Santa, të lutem sill municion”.

Postimi është dënuar nga familjarët të cilët vetëm pak ditë më parë humbën fëmijët e tyre në Michigan nga të shtënat me armë.

Fotoja u postua disa ditë pas të shtënave me armë në shkollë në Michigan që la të vdekur katër adoleshentë dhe shtatë të plagosur pasi një student 15-vjeçar dyshohet se mori armën e babait dhe sulmoi shkollën.