E rëndë në Greqi/ Ishte prekur nga virusi, humb jetën në moshën 38-vjeçare vajza e ish-deputetit


Një lajm mjaft i hidhur vjen së fundmi nga Greqia.

Vajza e ish-deputetit të PASOK Stathis Koutmeridis ka humbur jetën pasi ishte prekur nga C OVID19.

38-vjeçarja u infektua rreth një muaj më parë, ndërsa ishte në muajin e 7 të shtatzanisë.

E reja u shtrua në spitalin “Agios Loukas” të Selanikut, pasi gjendja e saj shëndetësore u përkeqësua brenda pak ditësh.

Ajo qëndroi për disa ditë në repartin e shërbimit intensiv për shkak të komplikacioneve që kishte krijuar C ovid-19.