E rëndë në Greqi, shqiptari vetëvri tet në furgonin e policisë


Në i burgosur shqiptar në Greqi është vetëvrarë brenda furgonit të policisë.

Ngjarja ka ndodhur të enjten, por është publikuar sot. Shqiptari po transportohej nga spitali i Amfisës drejt burgut të Malandrinos kur vari veten me lidhëset e këpucëve në dritaren e furgonit që në rrethet e policisë greke quhet “Kluva”.

38-vjeçari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, ishte transportuar në spital pasi kishte paraqitur probleme shëndetësore.

Shqiptari vuante dënim për vepra të ndryshme penale.