Hoqi tumorin në tru/ Del fotoja e parë e deputetes shqiptare pasi doli nga operacioni


Deputetja e Kosovës, njëkohësisht aktorja e njohur Adriana Matoshi iu nënshtrua të mërkurën një operacioni për heqjen e turmorit në tru, pasi njoftoi se sëmundja e rëndë i ishte rikthyer pas 9 vitesh betejë.

Ndërhyrja e vështirë kaloi me sukses dhe tani ajo ndodhet në spital ku edhe po rikuperohet.

Pranë deputetes, po qëndron i dashuri i saj, futbollisti afrikan, Keith Groeneveld.

22-vjeçari postoi një foto të Adriana Matoshit nga shtrati i spitalit duke qëndruar tek koka e saj dhe duke i mbajtur dorën, për të treguar se është pranë saj në momente të bukura e të vështira.

Nëna e katër fëmijëve zbuloi të hënën se 9 vite pasi fitoi betejën me sëmundjen, tumori në tru i ishte rikthyer. Por deputetja e “sfidoi” sërish, duke arritur të fitojë sërish “luftën” me sëmundjen e rëndë.