Horoskopi nga Meri Shehu, këto shenja nuk i kanë punët mirë


Dashi
Eklipsi i Diellit ne Shigjetar ju terheq si nje vrime e zeze me gravitetin e saj te fshehtë ne rrugetime te paditura nese nuk keni nje harte konkrete te qellimeve dhe rrugetimit tuaj.

Demi
Nje ndryshim i madh shpirteror ju mbyll në vetevete derisa te çliroheni nga forca e madhe e një pasioni apo rëndeses se nje personi mbi ju qe ju ka eklipsuar.

Binjaket
Nese nuk i njihni mire kundershtaret ata do ta bejne akoma me te veshtire rrugetimin tuaj dhe nuk do ju lene fare fushe pamje. Ka mundesi te nje renie te lire nga ana juaj ne drejtim te paditur.

Gaforrja
Jeta juaj e perditshme do erresohet duke mos ju lene mundesi te shikoni rrugen apo njerezit qe keni perreth. Te punosh ne kushte te veshtira si ne nje miniere duket ky ndikim eklipsi.

Luani
Do ju erren syte perballë nje sulmi apo pasioni i cili nuk ju le te beni asgje tjeter, vetem t’ju beje te mendoni se ditet me diell jane zevendesuar nga nata pa hene ne aspektin ku ju jeni me te zotet ne dashuri.

Virgjeresha
Jeni nje nga shenjat qe eklipsi ne Diell ju ndikon me ndryshime dhe forca te medha sidomos ne ceshtjet familjare. Jo cdo pus afer shtepise tuaj mund te jete i dobishem.

Peshorja
Ne rrugetimin tuaj do kete kaq shume ide sa do krijojne nje furtune i cili po nuk u kontrrollua mund te marre para edhe ato qe keni ngritur me shume mund.

Akrepi
Te fshehtat e jetes apo nevojat e jetes mund t’ju detyrojne te zhyteni ne nje balte nga e cila mund te nxirrni edhe grimca floriri. Por duhet te jeni te duruar dhe te kaperceni vete nje pengese qe quhet Dashuri.

Shigjetari
Eklipsi i Diellit ne shenjen tuaj i jep fund nje cikli te pafund ndryshimesh qe keni bere dhe akoma s’po i mbyllni dot. Lajm i keq eshte qe ndoshta po nuk u organizuat kjo mund t’ju marre edhe me shume se nje vit kohe.

Bricjapi
Eklips ne shpirtin tuaj qe do te thote ujku mjegull do. Dhe ju si mjeshter te qiejve te murmurt do kerkoni te levizni ne kete ambjent te ftohte per te treguar se vetmia ka nje vlere por qe s’te çon askund.

Ujori
Shigjetari dhe ju mund te beni nje bashkepunim interesant ne kete periudhe. Idete e Shigjetarit mund te perpunohen sjkencerisht dhe llogjikisht nga ju ne menyre perfekte.

Peshqit
Jeni nje nga shenjat qe do e ndjeni ndikimin e eklipsit ne Shigjetar me shume se shenjat e tjera. Dikush i rendesishem do shuhet ne syte tuaj apo nuk do jete me mbrojtje per ju dhe baza ku ju mbeshteteni do jete bere pluhur ose ide e pa kapshme per ju.