Ndërroi jetë sot/ Postimi i fundit i ish senatorit Bob Dole në Twitter ishte për Kosovën


Ish-senatori amerikan Bob Dole ndërroi jetë këtë të dielë në moshën 98-vjeçare.

Në një postim në Tëitter, më 30 gusht të vitit 2020, Dole ka shkruar:

“Tridhjetë vjet më parë, unë dhe kolegët e mi kemi udhëtuar për herë të parë në Prishtinë. Askush nga ne nuk mund ta dinte se ky do të ishte fillimi i një rrugëtimi drejt pavarësisë për popullin e Kosovës”.

Më 30 nëntor, Dole ka bërë postimin e fundit në Twitter për Kosovën, duke paralajmëruar një program të Institutit Dole për historinë e Kosovës.

“Zoti e bekoftë Amerikën dhe Zoti e bekoftë Kosovën”, ka shkruar Dole.