Papa lëshon thirrjen e fortë: Ky është fundi i njerëzimit


Papa Francesku ka vizituar ishullin Lesbos, një vendqëndrim emigrantësh duke e quajtur neglizhencën ndaj tyre si “fundosjen e civilizimit”.

Papa e ka ngritur shpesh herë temën e emigrantëve dhe vizita e tij në kampin e Lesbos vjen pas një thirrje të fortë që ai i lëshoi Europës, duke e cilësuar kontinentin si të përçarë nga egoizmi nacionalist.

“Në Europë ka nga ata që ngulin këmbë se ky problem nuk i takon atyre” u shpreh Papa gjatë dy orëve të qëndrimit në kampin e Lesbos ku 2 220 azilantë jetojnë përkohësisht.

Në ditën e dytë të vizitës në Greqi, Papa takoi fëmijë të azilantëve që qëndronin pas hekurave dhe ndaloi të përshëndeste një djalë të quajtur Mustafa. Më pas, u mblodhën për t’i kënduar psalme dhe këngë të parit të Kishës Katolike.

Papa Françesku paralajmëroi se Mesdheu po bëhet një pllakë e mermertë varri, pa gurët e saj sipër dhe se pas kësaj kohe shohim se bota ka ndryshua shumë pak në lidhje me çështjen e emigracionit.

Ai u shpreh se duhej përballur me problemin dhe jo me njerëzit e varfër, që paguajnë pasojat dhe shpesh përdoren për propagandë politike.

Bashkimi Europian është përfshirë në një konflikt me Bjellorusinë teksa një fluks emigrantësh u dyndën në kufijtë e Polonisë dhe shteteve Baltike.

Po ashtu, një tjetër tragjedi ndodhi në kanalin midis Francës dhe Anglisë ku rreth 27 emigrantë u mbytën në datën 24 nëntor. Vendet u zotuan për të marrë masa.