Parashikimi i motit për ditën e sotme, e diel 5 dhjetor 2021


Sipas MeteoAlb, moti i vranët do të mbizotërojë territorin shqipëtar përgjatë gjithë 24 orëshit. Veriu mbetet në prezencën e dëborës, po ashtu me reshje shiu do të paraqitet pjesërisht zona Qëndrore dhe Jugperëndim. Ndërsa Jugulindja e vendit tonë do të jetë kryesisht nën dominimin e vranësirave të cilat nuk do të sjellin reshje.

Temperaturat e ajrit do të mbeten kostante në mëngjes, por do të rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -1°C deri në 17°C.

Era do të fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi mbi 60 km/h nga drejtimi Jugor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim mbi 5 ballë.