Parashikimi: Ku do të godasë stuhia me dëborë sot mbi Shqipëri


Mbi vendin tonë sipas MeteoAlb, këtë të diel do të vijojë dominimi i një sistemi të fuqishëm vranësirash gjatë gjithë 24 orëshit duke sjellë reshje shiu në një pjesë të madhe të vendit dhe dëborë në zonën malore, sasi më të konsiderueshme të reshjeve do ketë zona veriore dhe qëndrore.

Këto kushte atmosferike mbeten deri në mëngjesin e së hënës. Temperaturat e ajrit ulen sërish në mëngjes por në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -1°C deri në 15 °C. Era do të fryjë e fortë në tokë si dhe në det duke arritur shpejtësi 60 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në brigjet detare dallgë 5 ballë.