Shqiptari vr et gruan, njofton policinë: Ejani, se e mbyta


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi ku një shqiptar ka mbytur gruan e tij. Pas një debati në familje, 40-vjeçari shqiptar, sipas mediave atje e ka mbytur gruan me duart e tij në orët e para të mëngjesit të së dielës. Ngjarja u shënua në Lakoni.

Më pas ka qenë vetë shqiptari i cili ka njoftuar policinë se ishte ai që e vrau gruan 36-vjeçe. Trupi i viktimës u transportua për në morg, ndërsa shqiptari u arrestua. Çifti ka dy fëmijë dhe punonin në bujqësi.