Të pastrehët u japin dro gë qenve për t’i mbajtur ngrohtë në dimër


Qytetarët vijojnë të jenë të prekur nga pasojat e krizës politike dhe sociale në Afganistan pas ardhjes në pushtet të talebanëve. Skenat e varfërisë kanë ringjallur shqetësim global, teksa respekti për liritë themelore dhe të drejtat e njeriut duket se mungon.

Burrat konsumojnë heroinë midis mureve që shpërthejnë në Kabulin jugperëndimor. Përdorimi i opiateve në Afganistan nuk është i pazakontë, ndonëse talebanët janë zotuar të trajtojnë problemin e trafikut të drogës në rajon. Përdoruesi kronik i drogës Ahmad, që ka kryer një sërë grabitjesh teksa grumbullonte shishe për riciklim, u shpreh se i ka dhënë qenve heroinë.

Në pamje të parë, dhënia e heroinës qenit duket krejt e pakuptimtë.  Ai u shpreh se personat e pastrehë u japin drogë qenve që ata të bëhen të varur prej tyre dhe të jenë vazhdimisht pranë tyre, për tu ngrohur në netët e ftohta.