Tërmet në Greqinë jugore, ja sa ishte magnituda


Një tërmet me magnitudë 4.2 ka goditur Greqinë Jugore.

Epiqendra e tërmetit ka qenë në Kyparissia, në Peloponez, 25 km në jugperëndim të Kyparissias.

Thellësia e tërmetit është vlerësuar në 22.9 km. Deri më tani nuk ka raportime për dëme materiale.