Tragjedi në Greqi, virusi i merr jetën vogëlushes së infektuar


Një adoleshente vetëm 14-vjeçare e infektuar me COVID-19 ka ndërruar jetë në Greqi. Nxënësja është transportuar në spital me dhimbje të forta. Ekzaminimet kanë konstatuar se kishte pësuar atak ishemik. Mjekët e intubuan, por për fat të keq 14-vjeçarja nuk arriti që të shpëtonte.

Sipas mjekëve nuk përjashtohet fakti që goditja që pësoi vogëlushja të jetë një ndërlikim i sëmundjes. Shkaku i saktë i vdekjes së vajzës do të dalë nga ekspertiza mjeko-ligjore që do të kryhet. Greqia po përballet me rritjen e rasteve të reja nga COVID dhe variantin e ri, “Omicron”.