Aksident fatal/ Ishte në drejtimin e Ferrarit, vd es vëllai i deputetes së njohur


Një aksident me makinë ka ndodhur në Greqi. Një 45-vjeçar ka humbur jetën pasi mjeti i tij “Ferrari” ka shpërthyer në flakë.

George Monogyou mbeti i bllokuar në makinë pas aksidentit, ndërkohë që gruaja arriti të dilte nga dritarja, duke marrë lëndime të shumta.

Mediat atje raportojnë se viktima është vëllai i deputetes së Demokracisë së Re, Katerina Monogyiou. Pamjet nga vendngjarja janë tronditësë, ku njerëzit dëgjohen të bërtasin dhe përpiqen të thërrasin policinë dhe zjarrfikësin për ndihmë.

Në atë moment dëgjohet një thirrje: “Vëllai im!”. Mësohet se vetëm pak pas aksidentit motra e tij ka mbërritur në vendin e ngjarjes.

Viktima ishte baba i dy fëmijëve dhe i martuar me Athena Kontopanou, e cila ishte ulur në sediljen e pasagjerit dhe mbeti e plagosur, për pasojë u dërgua – më vonë – në spital. Sipas mediave në Greqi, 45-vjeçari kishte studiuar për Shkenca Kompjuterike, dhe më pas ishte përkushtuar në biznes, ku kishte një dyqan me rroba firmato në qendër të Matogiannia, Mykonos.

Shkak i aksidentit të rëndë, është bërë një këmbësor që i ka prerë rrugën mjetit, dhe për të shmangur përplasjen e tij, shoferi ka devijuar rrugën dhe më pas ka goditur një pemë.

Pas makinës së aksidentuar, ka qenë një i afërm i 45-vjeçarit ai i cili ka parë përplasjen dhe ka tentuar të ndihmojë shoferin fatkeq. Megjithatë, përpjekja e tij ishte e kotë pasi makina u përfshi nga flakët.

Trupi i 45-vjeçarit u transportua në morgun e Vulës teksa i plagosuri në Spitalin e Përgjithshëm Shtetëror të Nikaisë.