Aksident në Milot/ Një grua humb jetën, plagosen edhe dy persona të tjerë


Mëngjesin e kësaj të shtune një grua ka humbur jetën në aksin rrugor Lezhë-Milot. Gjela Lleshi ishte duke udhëtuar si pasagjere në një mjet që u godit në afërsi të një karburanti.

Ajo ka qenë duke udhëtuar me një familjaren e saj, kur kjo e fundit sipas burimeve ka humbur drejtimin e mjetit dhe është përplasur me një tjetër makinë. Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur rëndë edhe dy persona të tjerë.