Artisti i njohur i bën gati va rrin vetes, e ndërton atë në fshatin personal prej 4.4 milionë eurosh


Artisti i njohur Ed Sheeran ka habitur të gjithë fansat e tij. Ai ka planifikuar  të ndërtojë një dhomë varrimi nën dyshemenë e kishës së re në formë varke e cila po ngrihet në mjediset e mini-fshatit të tij në vlerë prej 4.4 milionë euro në Suffolk të quajtur Sheeranville.

Sipas DailyMail, fotografitë tregojnë se objekti i kultit aktualisht është në ndërtim e sipër dhe është i mbuluar me skela, teksa së shpejti mund t’i bashkohet një zonë varrimi në të cilën do të futej përmes një pllake në dysheme.

Planet e fundit nënkuptojnë qartë  se ylli 30-vjeçar i popit mund të varroset në mjediset e shtëpisë së tij në fshatin Framlingham në qoftë se planet që janë paraqitur për varrin marrin miratimin nga oficerët e këshillit.

Vendi i këngëtarit britanik është modeluar me mure të lakuara në plan dhe në lartësi, të cilat i japin një ndjesi gjithëpërfshirëse në formë varke.

Sheeran, fitimet e të cilit  arrijnë në 264 milionë euro neto, fillimisht nuk arriti të merrte leje për një kishëz në kopshtin e tij, por në 2019-n ai paraqiti plane të zvogëluara të cilat u miratuan nga fqinjët e tij si dhe nga këshilli i famullisë.