Çfarë ndodhi? 70-vjeçari humb jetën tek lokali në “Fresk”


Një 70-vjeçar ka ndërruar jetë në një lokal te Fresku, Tiranë.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e një arresti kardiak.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanava të ngjarjes.