Çfarë po ndodh në Tiranë? Një makinë merr flakë shumë afër Ish-Bllokut (VIDEO)


Një automjet tip “Smart” ka marrë flakë para pak minutash në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Librit Universitar, shumë pranë Ish-Bllokut.

Sipas burimeve të Fast Neës Albania, nuk ka njerëz të lënduar.

Zjarrfikësja ka mbërritur në vendngjarje për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Ndërkohë ende nuk dihet motivi se përse automjeti ka marrë flakë teksa ka qenë në ecje, por pritet që policia të zbardhë rrethanat.