Detajet/ Tërmeti me magnitudë 4.7, lëkundje të fuqishme në Bashkinë e Fushë-Arrëzit


Lëkundje tërmeti janë regjistruar sërish mbrëmjen e sotme në vendin tonë.

IGJEUM thotë se epiqendra e lëkundjeve ishte 5km në veri të Fushë-Arrëzit.

Magnituda e lëkundjeve ishte 4.7 e shkallës Rihter me një thellësi 10 km.

Deri më tani, nuk ka pasur raportime për dëme në ndërtesa.

Tërmeti është ndjerë edhe në Tiranë, Lezhë edhe në Kosovë.