“Dy thirrjet që kam” Përfundon marrja në pyetje në Prokurori, Basha del para gazetarëve


Ka përfunduar seanca e marrjes në pyetje nga Prokuroria e Tiranës të Lulzim Bashës, lidhur me protestën e 8 janarit.

Në një deklaratë para gazetarëve, ai ka hedhur akuza ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha duke thënë se ishte ai që orkestroi dhunën para selisë së Partisë Demokratike.

Gjithashtu lideri demokrat ka bërë dy thirrje, e para për të çuar para ligjit përgjegjësit e dhunës që shpërtheu para PD më 8 janar. Së dyti Basha është shprehur se nuk duhet humbur asnjë sekondë për të vazhduar luftën kundër “regjimit” të Edi Ramës.