Fiskalizimi/ Ministrja Ibrahimaj: 157 milionë fatura elektronike të lëshuara deri më tani


Ministrja e Ekonomisë dhe Financave Delina Ibrahimaj ka njoftuar se që nga nisja e procesit të fiskalizimit e deri më tani, janë lëshuar 157 milionë fatura elektronike. Në një postim në rrjete sociale, ministrja shkruan se mbi 66 mijë subjekte kryejnë tashmë transaksione përmes zgjidhjeve softuerike të zbatueshme për Fiskalizimin.

Deri në datën 30 Qershor 2022, ministrja jep lajmin e mirë se nuk do të aplikohen penalitete që rrjedhin nga zbatimi i ligjit.

“Nxisim dhe inkurajojmë tatimpaguesit, veçanërisht biznesin e vogël, që të bëhen pjesë e procesit dhe të përshtatin sistemet sipas kërkesave të ligjit”, vijon më tej postimi i ministres.