I përfshirë në ngjarjen e “Ish-Bllokut/ Zbulohet kush është ish-burri i Arjola Demirit, sot baba i dy binjakëve me gruan tjetër


Pjesë e spektaklit “Big Brother VIP” është dhe aktorja Arjola Demiri.

Nënë e 3 fëmijëve, ajo ka folur shpeshherë rreth vështirësive që ka kaluar në jetë dhe problemet me ish-bashkëshortin.

Tani që ndodhet brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, historitë e saj kanë qenë edhe më shumë në qendër të vëmendjes.

Arjola ka pranuar publikisht se ish bashkëshorti e dhunonte fizikisht dhe se e ka tradhtuar për 6 vite me rradhë që aktorja ishte në djeni. Ato vite nuk kanë qenë aspak të lehta për aktoren, nënën e tre femijëve e cila në luftë me depresionin ka tentuar edhe vetvrasjen, prej të cilës e ka shpëtuar nëna e saj.

Por kush është ish-bashkëshorti i Arjola Demirit?

sh-bashkëshorti i Arjola Demirit është Ajax Boshnjaku. Ai është personazh i njohur për mediat dhe botën e krimit. Emri i Ajax Boshnjakut është bërë i njohur në tetor te 2018 ku ishte i përfshirë në masakrën e ish-Bllokut ku mbeti i vrarë Fabiol Gaxha. Ajaxi, miku i i Ervin Matës u akuzua për moskallëzim krimi.

Gjithashtu, burime bëjnë me dije se Ajax Boshnjaku është sot babi i dy djemve binjak me një grua tjetër me të cilën Arjola Demiri ka edhe çështje penale.

Arjola ka treguar se ka marrë më në fund kujdestarinë e 3 fëmijëve që ka patur nga bashkëjetesa me Ajaxin, pasi ajo nuk ka patur një celebrim me ligj me të.

(FOTO) E tradhëtoi dhe e dhunoi/ Zbulohet për herë parë kush