I shkuan për vizitë/ Dy mbesat vjedhin dajën në Tiranë, njëra prej tyre 16-vjeç


Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur së fundmi në Tiranë.

Protagoniste janë dy vajza të reja, kushërira, të cilat e kanë pësuar keq pasi kanë vjedhur dajën e tyre.

Fillimisht, 23 dhe 16 vjeçarja kishin shkuar për vizitë te i afërmi por me qëllim  për ta grabitur.

Ato janë proceduar penalisht nga blutë e kryeqytetit pasi kanë arritur të marrin një shumë parash.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 proceduan penalisht shtetaset E. D., 23 vjeçe dhe A. M., 16 vjeçe (kushërira), pasi në bashkëpunim me njëra-tjetrën, kanë vjedhur një shumë parash në banesën e dajës së tyre, shtetasit A. S., 37 vjeç”, deklaron policia.