Kërdia në Mirditë, kapen 17 kg dro gë, arrestohen tre të rinj


Policia e Lezhës ka arrestuar tre persona, pasi akuzohen për trafikim të lëndëve narkotike.

Bëhet me dije se në pranga kanë përfunduar shtetasit me iniciale A.P., 31 vjeç, Sh.P., 32 vjeç dhe Ç.P., 35 vjeç, banues në fshatin Bisakë, Mirditë.

Shërbimet e Policisë së Lezhës kishin marrë informacione se këta shtetas po transportonin lëndë narkotike nga Mirdita drejt Lezhës. Bazuar në këto informacione, në vendin e quajtur “Gëziq”, Mirditë, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin e dyshuar tip “Benz”.

Gjatë kontrollit të automjetin me drejtues shtetasin me iniciale A. P. dhe pasagjerë vëllain dhe kushëririn e tij, shërbimet e Policisë gjetën 17 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa, që u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin.

Njoftimi i policisë:
Finalizohet operacioni policor i koduar “Bisakë”.  Operacioni nga Sektori për Hetimin e Krimeve kundër Narkotikëve, Forca Operacionale dhe Forca e Posaçme “Shqiponja” në DVP Lezhë, në bashkëpunim me Komisariatet e Policisë Lezhë dhe Mirditë, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Sekuestrohen 17 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa.

Arrestohen në flagrancë 3 shtetasit që transportonin lëndën narkotike.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e prodhimit dhe shitjes së lëndës narkotike cannabis sativa, nga shërbimet e Policisë Lezhë u bë i mundur finalizimi me sukses i operacionit të koduar “Bisakë”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

A.P., 31 vjeç, Sh.P., 32 vjeç dhe Ç.P., 35 vjeç, banues në fshatin Bisakë, Mirditë.

Shërbimet e Policisë Lezhë kishin marrë informacione se këta shtetas po transportonin lëndë narkotike nga Mirdita në drejtim të Lezhës. Bazuar në këto informacione, në vendin e quajtur “Gëziq”, Mirditë, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin e dyshuar tip “Benz”.

Gjatë kontrollit të automjetin me drejtues shtetasin A. P. dhe pasagjerë vëllain dhe kushëririn e tij, shërbimet e Policisë gjetën 17 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa, të cilat u sekuestruan cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i kaluan për ndjekje të mëtejshme, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.