“Nuk mori asnjë përgjegjësi” Presidenti Meta komenton vendimin e Gjykatës Kushtetuese për 30 qershorin


Presidenti Ilir Meta ka dalë mesditën e sotme në konferencën e parë për vitin 2022.

Aty  ai ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjet vendore të 30 qershorit 2019.

Kreu i Shtetit e cilësoi si mosvendim, duke theksuar se institucioni i lartë i drejtësisë nuk mori asnjë përgjegjësi dhe e la pa zgjidhje çështjen.

“Ju më keni bërë pyetje se çdo bëhet me zgjedhjet vendore, me bashkitë ku është dhënë dorëheqja dhe unë kam thënë që i qëndroj premtimeve dhe presim vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Ndaj dhe nuk u nxitova kur Gjykata Kushtetuese dha vendimin e saj apo mosvendimin e saj sepse kam dashur të kem një informacion sa më të plotë për gjithçka ka ndodhur dhe për të gjitha detyrimet që lindin dhe për Presidentin e Republikës në këtë proces.

Prandaj lidhur me zgjedhjet për pushtetin vendor të 30 qershorit 2019 kur prisnim që Gjykata Kushtetuese përmes një vendimmarrje të themeltë t’i rikthente qytetarëve mundësinë për shprehjen e vullnetit për të zgjedhur përfaqësuesit e tij realë në pushtetin vendor, përkundër kësaj pritshmërie të lartë dhe legjitime të popullit tonë, por edhe të shumë institucioneve ndërkombëtare do duhet të kishte një vendim përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjet e 30 qershorit, ndërsa kjo gjykatë nuk mori asnjë përgjegjësi.

Gjykata Kushtetuse me vendimi ne 4 dhjetorit vendosi të rrëzojë kërkesën e shoqatës së bashkive, pasi sipas saj nuk bën pjesë në juridiksionin kushtetues duke shpallur veten jokompetente për shqyrtimin e këtij rasti. E la pa një zgjidhje përfundimtare këtë çështje. Me vendimmarrjen e saj Gjykata Kushtetuese nuk pati vullnet ta zgjidhte këtë çështje përmes juridiksionit gjyqësor kushtetues, por ia la këtë çështje përsëri juridiksionit politik”, deklaroi Meta.