Nuk ndalen lëkundjet/ Sërish tërmet në veri të Shqipërisë, ja sa ishte magnituda


Nuk ndalen lëkundjet e tërmetit në Veri të Shqipërisë.

Më e fundit sipas IGJEUM u regjistrua 3 km në Juglindje të Fushë-Arrëzit në orën 13:41.

Magnituda ishte 3.4 e shkallës Rihter.

Kujtojmë se kjo është lëkundja e disatë pas tërmetit të fortë 4.3 që tronditi dje jo vetëm rrethin e Pukës, por u ndje dhe në disa qytete të tjera dhe Tiranë.

Tërmeti i mbrëmjes së të premtes (Ora 22:37) ka shkaktuar dëme në disa ndërtesa në Pukë teksa banorët e kanë kaluar të tronditur natën. Ata kanë deklaruar se është ndjerë një oshëtimë e fortë dhe se lëkundja ka qenë e tillë sa dukej sikur po i fundoste.

Image