Parashikimi i motit për ditën e sotme, e shtunë 15 janar 2022


Moti për ditën e sotme, do të jetë i vranët, kryesisht i kthjellët në zonat bregdetare dhe të ulta. Në mbrëmje sërish mot i vranët.

Në zonat malore moti mbetet me vranësira. Reshjet e shiut dhe të dëborës do të jenë të pranishme deri në orët e para të mëngjesit e më tej ndërpriten në të gjithë vendin për tu rikthyer në mbrëmje në jug, juglindje e lindje në lartësitë mbi 300 m.

Era do të fryjë e lehtë nga verilindja e mesatare në bregdet, duke u pasuar nga valëzim i forcës 3 deri 4 ballë kryesisht në Jon. Të pranishme ngricat e forta në akse rrugore.