Pas Berishës, mbërrin në Prokurori edhe Lulzim Basha. Ja për çfarë do të japë llogari


Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka mbërritur në Prokurori, ku do të japë dëshminë e tij në lidhje me protestën e 8 janarit në selinë blu.

Ai do të pyetet dhe për akuzat se brenda në godinë ka patur persona të armatosur dhe me precedent penalë.

Po ashtu, Basha do të pyetet nga prokurorët dhe për dhunën me mjete të forta si dhe gazin e hedhur nga ana e personave që ndodheshin së bashku me ta në katin e dytë të ndërtesës së PD gjatë kohës që protestuesit tentuan të futen në seli.

Kujtojme që diten e djeshme, ish-Kryeministri Sali Berisha dëshmoi për me shume se dy orë në Prokurorinë e Tiranës në lidhje me protestën e 8 janarit, të thirrur prej tij.