Po raportonte para Prokurorisë për marrjen në pyetje të Berishës, Klodiana Lalës i ndodh incidenti i pakëndshëm (VIDEO)


Gjatë kohës që po raportonte në ambientet e jashtme të Prokurorisë së Tiranës në lidhje me marrjen në pyetje të ish-kryeministrit Sali Berisha për protestën e 8 janarit, gazetares Klodiana Lala i ka ndodhur një incident i pakëndshem.

Kjo gjë ka bërë që menjëherë ajo të ndërpresë lidhjen “Live” me spikeren nga studio e lajmëve.

Një zonjë i është afruar kamerës së ‘News24’, ku nuk ka nguruar që të bërtasë për hallin e saj.Me tonë të forta, ajo kërkoi që kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku Erjon Veliaj të ishin sot në prokurori, ndërsa në dorë mbante disa dokumente.

“Edi Rama, Erjon Veliaj, të vijnë të gjithë këtu! 23 nëntor 2020 Edi Rama me shpurën e policisë…”, tha ajo e shqetësuar. Nuk dihet se çfarë shqetësimi kishte zonja.