Politikani përfundon në koshin e plehrave/ Nishani publikon pamjet, del me paralajmërimin e fortë


Ish-presidenti i Republikës Bujar Nishani ka shpërndarë së fundmi në rrjete sociale një video ku protestuesit në Rumani para disa vitesh kanë hedhur në koshin e mbeturinave një politikan që e akuzojnë si të korruptuar. Nishani paralajmëron se kjo do të ndodhë shumë shpejt edhe në Shqipëri.

“Besoj se së shpejti këto skena do ti shohim dhe qyteteve të Shqipërisë.

Shqiptarët do t’i hedhin në koshin e plehrave simbolet e hajnisë dhe tradhëtisë ”, paralajmëron Nishani.