Protesta e PD, Meta ironi: Shembull pozitiv, solli dorëheqjen e rojës së selisë


Presidenti Ilir Meta ka reaguar sërish për deklaratat  që bëri sot për protestën e 8 janarit në selinë e PD.

Meta me ironi thotë se zhvillimet e 8 janarit sollën edhe ndonjë shembull pozitiv, dorëheqjen e rojës së selisë së PD.

MESAZHI I METËS

Zhvillimet e 8 janarit 2022 sollën edhe ndonjë shembull pozitiv, që bën thirrje për reflektim, siç është dorëheqja e rojës të selisë së PD-së, për të mos qenë dëshmitar i dhunës.

Uroj, që të gjithë të ngrihen në nivelin e përgjegjshmërisë së tij!