Rama si kapiten i marinsave amerikanë, ja si e ndjek stërvitjen intensive në ujërat shqiptarë (VIDEO)


Këtë të premte kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në stërvitjen e përbashkët mes marinsave amerikanë dhe atyre shqiptarë, në ujërat tona territoriale.

Ai ka përfituar për tu ulur në vendin e kapitenit, ndërkohë që nuk ka ngurruar të ndajë dhe pamjet.

“Një ditë mbresëlënëse në aeroplanmbajtësen “Harry S. Truman”, e cila po kryen një stërvitje intensive në ujërat tona territoriale, së bashku me forcat e marinës shqiptare”, shkruan Rama.