“Shteti ynë është në duart e katër familjeve” Ish-deputeti demokrat jep mesazhin e fuqishëm


Ish-deputeti i Partisë Demokratike Romeo Gurakuqi, njëkohësisht anëtar i Këshillit Kombëtar, ka folur tejet ashpër përsa i përket situatës brenda forcës më të madhe politike opozitare në vendin tonë.

I ftuar në programin “Zona Zero”, ai ka fajësuar për këtë situatë të dy palët, si Bashën ashtu dhe Berishën, që po ndikojnë që të lënë Shqipërinë pa opozitë.

Pa përmendur emra, Gurakuqi tha se shteti është në duart e katër familjeve.

“Në shtator 2021 ka qenë një vendimmarrje dualiste e qartë, a ka qenë një vendimmarrës dhe tjetri noter këtë nuk mund ta them, por ka qenë dualiste. Duhet vepruar për hequr kontrollin e shtetit në 4 duar. Pavarësisht se Shqipëria ka kryer reformën në drejtësisë vazhdon të jetë e kontrolluar nga 4 familje, a thua se fëmijët e familjet tona nuk ekzistojnë, pra ka 4 duar që kanë edhe kontrollin e kapitalit të mallit. Ato kanë frenuar të gjithë sistemin e drejtësisë, edhe pse ka ndodhur një reformë  edhe ku aleati ynë kryesor SHBA po insiston për një reformë të thellë”, tha Gurakuqi.