Situatë e pazakontë në Sarandë/ “Shqiponjat” dhe FNSH ngre postblloqe në hyrje dhe dalje të qytetit


Policia e Sarandës ka ngritur shumë postblloqe në pikat hyrëse dhe dalëse të qytetit, në kuadër të ruajtjes së sigurisë dhe rendit.

Aksioni ka nisur që prej mesditës së sotme, ndërsa vijon ende.

Mësohet se nga kontrolli i ushtruar prej forcave Shqiponja dhe FNSH në vendin e quajtur Ura e Kranesë u kap një i ri nga Gjirokastra.

Këij të fundit iu gjetën disa doza me lëndë narkotike.

Postblloqet vazhdojnë për kapjen e personave të armatosur, apo në kërkim.